Polisia e Los Angelesit bëri të ditur se arrestoi fansin e apasionuar pas Kendall Jennerit, i cili e përndiqte atë vazhdimisht.
Burimet e TMZ zbuluan se personi në fjalë ishte 38-vjeçar dhe quhej John Ford.
Rezulton se Ford është një qytetar kanadez, viza e të cilit ka skaduar, kështu që ai ishte në ShBA në mënyrë të paligjshme. Agjentët e ICE ishin në kërkim të Ford, dhe ata e morën atë të hënën në New Mexico, në një hotel.
Një zëdhënës i ICE-së i ta TMZ-së: “Ky arrestim me kohë mund të parandalonte një krim të dhunshëm. Agjentët tanë të veçantë vepruan shpejt në këtë tip për të siguruar që kjo sjellje të mos përshkallëzohej për t’u bërë tragjedi”.
Familja Kardashian-Jenner thotë: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për punën e madhe të Departamentit të Policisë në Los Anxhelos dhe ICE, reagimi i shpejtë i të cilëve dhe profesionalizmi çuan në kapjen e këtij njeriu. Veprimet e tij jo vetëm kishin ndikim të rëndë në jetën e Kendallit, por ndjenjën e sigurisë të të gjithë familjes, duke na shkaktuar frikë për sigurinë e Kendallit, si dhe vetën. Duke e ditur se ky individ është në paraburgim na jep paqe mendore”.
Ford hyri në ShBA një vit më parë nga Kanadaja në Sweetwater, Montana, me një vizë jo-imigrante B-2, e cila e lejonte të qëndronte në Amerikë, jo më shumë se 6 muaj. /Telegrafi/