Policia ka bërë të ditur se pas informatës se një person i dyshuar ka kryer një vjedhje në një dyqan në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe brenda pak minutash ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.
I dyshuari A.Kurti (mashkull) 31 vjeç, është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, kurse pas hetimeve të nevojshme do të dërgohet në gjykatën kompetente. /Telegrafi/