Gjatë javës së kaluar, në një furrë në komunën e Drenasit është vjedhur arka, e cila ishte vendosur për mbledhje të parave për skamnorët.
Personi, i cili kishte vjedhur arkën ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në furrë.
Një qytetar e ka raportuar rastin në Kallxo.com.
Policia ka njoftuar se ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin për vjedhje.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Me datën 2 qershor, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar, V.A, 46 vjeç”, tha Ahmeti për Kallxo.com.
Ahmeti tha se me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.