Telegrafi

Arrestohet për vjedhje një i mitur në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një person i mitur, me inicialet K.M është arrestuar nga Policia në Mitrovicë, nën dyshimin se është përfshirë në tri vepra të ndryshme penale “Vjedhje”.

Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë çantat e krahut, të vjedhura nga viktimat femra.

Policia ka njoftuar se arrestimi i K.M është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara që ishin raportuar javën e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale ‘vjedhje’, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin çantat e krahut të vjedhura nga viktimat femra. Arrestimi i të dyshuarit K. M., i moshës së mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar javën e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë. Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.