Telegrafi

Arrestohet për shkak të moskthimit të librave

Amerikania Heidi Dalibor nga Grafton (Wisconsin) ka pranuar se ka injoruar ftesat dhe letrat nga biblioteka lokale, si dhe ftesën për tu paraqitur në gjykatë, mirëpo përkundër të gjithave nuk ka pritur se edhe policia do t’i trokas në derë.

”Më kanë treguar fletarrestimin dhe më kanë thënë se duhet të mi vendosin prangat. Kam menduar se po bënin shaka me mua”, ka thënë 20-vjeçare e papërgjegjshme.

Ajo thotë se në atë moment e vetmja gjë që iu ka sjellë nëpër kokë ka qenë se çfarë do të mendojnë fqinjët e saj kur ta shohin të prangosur nga policia.

Në stacionin policor i kanë marrë shenjat e gishtërinjve, e kanë fotografuar dhe i kanë shënuar të gjitha shenjat në trupin e saj.

Polici Joe Gabrish thekson se veprimi për cilindo arrestim është i njëjtë.

Drejtori i bibliotekës, John Hanson, thotë se janë duke paditur dhjetëra njerëz sepse ata refuzojnë të kthejnë librat dhe të paguajnë dënimin.

Po që së Heidi do të paguante për vonesat e kthimit e dy librave do t’i kushtonte vetëm 30 dollarë, derisa tani e ëma e saj është dashur të paguaj 170 dollarë për ta liruar nga burgu.