Telegrafi

Arrestohet për prostitucion motra e Mariah Carey (Foto)

Motra e Mariah Careyt është arrestuar nën akuzën për prostitucion.

Madje, policia amerikane ka pohuar se të gjithë personat që kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e këngëtares duhet të vizitojnë mjekun sepse ajo është e prekur prej sëmundjes HIV/AIDS.

Alison Carey u arrestua për përfitim parash në këmbim të favoreve seksuale ndërsa u dënua nga gjykata federale amerikane. Ajo mund të lirohet me kusht nëse paguan 1000 dollarë, transmeton Telegrafi.

Alison gjente klientët nëpërmjet internetit, ku publikonte fotografi të ndryshme në të cilat shkruante “Jam një zonjë e bukur në kërkim për djem që duan argëtim dhe kënaqësi. Këto mund t’ua ofrojë vetëm një grua me aftësi”./Telegrafi/