Telegrafi

Arrestohet për posedim droge Daveigh Chase, aktorja nga filmi horror “The Ring”

Daveigh Chase, Ring (Foto: Getty Images)

Daveigh Chase, e cila është e njohur për rolin e vajzës së frikshme, Samara, në filmin “The Ring”, është arrestuar për posedim droge.

Aktorja është arrestuar në Hollywood, ndërsa është liruar pasi ka paguar garanci prej 1.000 dollarësh.

Daveigh Chase në rolin e Samaras në “The Ring”

Ky është arrestimi i dytë i saj brenda 18 muajsh, kur ishte marrë në pyetje nga policia, pasi e kishte lënë para spitalit një mashkull, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai kishte vdekur pak kohë më pas në spital, ndërsa policia e kishte liruar aktoren, meqenëse ishte konfirmuar se ajo nuk kishte pasur kurrfarë lidhje me vdekjen e tij.

Daveigh Chase (Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Lajmet për Daveigh Chase

Daveigh i kishte thënë policisë se ishte përpjekur t’i ndihmonte, prandaj e kishte dërguar në spital.

Po ashtu, në nëntorin e vitit të kaluar e kishte drejtuar një automjet i cili ishte lajmëruar si i vjedhur, ndërsa ishte akuzuar për drejtim të automjetit pa lejen e pronarit.

Daveigh Chase (Foto: Getty Images)

Chase ka nisur të merret me aktrim si fëmijë, ndërsa rolin e parë e ka realizuar në filmin “Donnie Darko”.

Një vit më pas, e ka luajtur rolin e Samaras në “The Ring”, ndërsa pastaj e ka huazuar zërin në filmin e animuar, “Lilo and Stitch”.

Roli i saj më i fundit ka qenë në serialin televiziv, “King of the Golden Sun”. /Telegrafi/