Një shqiptar doli dje në gjykatë me akuzën për përdhunim të punonjësit të tij nga Zimbabve.
I dyshuari quhet Aldo Tuci, ndërsa nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare.
Gjykata dëgjoi nga prokuroria se Tuci i ka afruar një punë në kazinonë e tij në Greystone Park një vajze 29-vjeçare, e cila më pas e ka denoncuar për përdhunim, akuzë kjo që e ka çuar edhe para gjykatës.
Më 30 qershor të këtij viti, Tuci e ka ftuar në kazino të renë, kur nuk ka qenë askush tjetër.
Thuhet se Tuci i tha asaj se duhej të kryente marrëdhënie intime me të që të siguronte punën e saj.
Ai dyshohet se pasi vajza nuk ka pranuar, e ka përdhunuar atë. Çështja doli në dritë pasi vajza u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mosperformancë të mirë në punë. Pas shkarkimit vajza ka bërë edhe denoncimin në polici./abcnews.al/