Telegrafi

Arrestohet pastaj lirohet, policia i gjeti armë dhe fishekë në veturë

Në fshatin Koretin të Kamenicës, është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një fishek dhe një kuti me 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/