Geoffrey David Fortier 23-vjeç, është arrestuar së fundmi pasi është zënë duke filmuar me iPad një grua duke bërë dush në shtëpinë e tij.
Gjatë qershorit kjo grua e kishte vizituar atë në shtëpi, dhe e kishte lejuar të përdor tualetin e tij me kusht që ai ta përdorë para saj, transmeton Telegrafi.
Duke parë se gruaja nuk kishte zgjedhje tjetër pranoi, dhe në momentin që ai doli nga tualeti ajo vrapoi për të kryer punët e veta.
Dhe pasi ishte zhveshur dhe kishte filluar të pastrohet, kishte vërejtur diçka të çuditshme në mur, që në fund rezultoi të jetë një iPad i instaluar në mur, që kishte për qëllim ta filmojë atë duke u pastruar.
Dhe pasi e kuptoi që Geoffrey e kishte shfrytëzuar rastin pasi ishte shtëpia e tij, ajo reagoi me nervozizëm duke i kërkuar që të shlyej pamjet, edhe pse ai vazhdimisht insistonte se nuk e kishte bërë me ndonjë qëllim të keq.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Craighead, Fortier u kishte thënë se nuk kishte pasur për qëllim të filmojë gruan duke bërë dush, pas iPadin e kishte shfrytëzuar për ta filmuar veten duke urinuar, të cilat më pas këto video i shiste si materiale pornografike.
“Problemi ishte se e kishte harruar pajisjen mobile në mur, dhe assesi nuk më ka shkuar ndërmend se do të filmohet gruaja duke bërë dush”, ka shtuar ai.
Por policia e Craighead e kishte arrestuar për ta liruar pas dy ditësh. /Telegrafi/