Site icon Telegrafi

Arrestohet pasi që publikon kanabisin në YouTube

Policët e kanë parë videon në faqen e internetit e cila dokumentonte fazën e rritjes së kanabisit në shtëpinë e tij në Bridgwater, të Anglisë.

Mashkulli 25-vjeçar e ka bërë edhe më të lehtë arrestimin pasi që ka publikuar video materialet me emrin e tij të vërtetë, raporton gazeta britanike Metro.

Policia ka bastisur shtëpinë dhe ka konfiskuar një sasi të kanabisit si dhe pajisje për ujitje.

“Ai ka qenë duke incizuar rritjen e bimëve për disa muaj dhe i ka publikuar ato në faqe për ta dokumentuar – duke na dhënë ne dëshmi bukur të mjaftueshme”, ka thënë komandanti i policisë lokale, Adrian Peck.

"Kultivimi i kanabisit është i paligjshëm. Nëse shkelni ligjin dhe jeni aq budalla sa të publikoni aktivitetet tuaja kriminale në internet, e bëni punën e policëve shumë të lehtë për t’iu kapur", ka shtuar Peck.

Policia ka thënë se kanabisi i kultivuar ka mundur të shitet në rrugë me vlerë prej rreth 500 eurosh. Si kanabisi ashtu edhe pajisjet do të shkatërrohen.

Mashkulli ka pranuar padinë për kultivim të kanabisit, sipas ligjit të ri britanik një drogë e klasës B, dhe ka marrë një vërejtje zyrtare nga policia.

Exit mobile version