Site icon Telegrafi

Arrestohet pasi provoi të ulte peshën e bagazhit, duke veshur tetë pantallona dhe dhjetë bluza (Video)

Ryan Carney Williams është arrestuar, pasi deshi të udhëtonte nga Islanda për në Angli, i veshur me një numër enorm të rrobave.

Për të shmangur pagesën ekstra për bagazh, ai veshi tetë pantallona dhe dhjetë bluza, mirëpo u ndalua nga kontrolluesit e aeroportit, transmeton Telegrafi.

Meqenëse iu kundërvu dhe insistonte me çdo kusht të kalonte, aty u ftua sigurimi i aeroportit që e nxorën menjëherë.

Raportohet se atë e arrestuan për ta mbajtur mbyllur për një natë, ndërsa fluturimin e ka kryer të nesërmen, me rrobat e futura në valixhe. /Telegrafi/

https://youtu.be/PbpAzYZqZzc

Exit mobile version