Telegrafi

Arrestohet pasi ngacmoi seksualisht dy femra në Viti

Është arrestuar një i dyshuar mashkull në fshatin Pozheran të Vitisë, pasi i njëjti ka marrë në veturë dy viktimat femra të mitura kinse për t’i dërguar në shkollë dhe ka vazhduar në rrugë tjetër duke i ngacmuar me fjalë.

Viktimat kanë arritur të zbresin nga vetura dhe kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë me të afërt.

Sipas raportit të policisë, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/