Telegrafi

Arrestohet pasi hynë me armë në QKUK

Foto: Ilustrim

​Një person është arrestuar në repartin e Onkologjisë në QKUK, pasi gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një shkrepës në formë të pistoletës, një thikë dhe një brisk i vogël.

Lidhur me rastin pas intervistimit me urdhër të prokurorit është cilësuar lënda dhe procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa lidhur me urdhëresën e gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/