Vrasësi kryesor i angazhuar nga mafia italiane u arrestua pas 16 vitesh në arrati duke u paraqitur si prodhues picash.
Një vrasës i lidhur me grupin e fuqishëm të krimit të organizuar “Ndrangheta” të Italisë është arrestuar pas 16 vitesh në arrati në Francë.
Edgardo Greco, 63 vjeç, kishte kaluar tre vitet e fundit duke punuar si ‘picamen’ në Saint Etienne, ku ai kishte jetuar që nga viti 2014, raporton metro.co.uk.
Ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy vëllezërve, të cilët u rrahën për vdekje me një shufër metalike në një dyqan peshku në Kalabri në vitin 2006 si dhe për tentativën e vrasjes së një burri tjetër.
Interpoli tha se vrasjet ishin “pjesë e një “lufte mafioze” që shënoi fillimin e viteve 1990′ në Itali.
Ndrangheta është një nga organizatat më të fuqishme të kokainës në botë dhe shihet si kërcënimi më i madh në mesin e sindikatave të krimit të organizuar.
Vitet e fundit, mafiozët e Ndrangheta janë arrestuar nëpër Evropë, madje edhe në Brazil.
Ndryshe, së fundi është arrestuar bosi i fundit i “Cosa Nostra”, Matteo Messina Denaro pas disa dekadave të arratisë. /Telegrafi/