Për shkak dyshimeve të bazuara për nxitjen e zjarrit në fshatin Botun, është arrestuar 55 vjeçari B.S nga i njëjti fshat.
Ai dyshohet se ka nxitur zjarrin në hapësirë të jashtme ku u ndez një shtyllë elektrike në pronësi të EVN-së dhe mjete tjera në pronësi private.
Siç njoftojnë nga policia e Maqedonisë, kundër tij do të ngritet padi penale./Telegrafi/