Telegrafi

Arrestohet njeriu ‘hienë’ që paguhej për të bërë seks me fëmijë

Një njeri HIV pozitiv nga Malawai, i cili thotë se paguhet për të bërë seks me fëmijë si pjesë e riteve, është arrestuat sot në bazë të urdhrave të presidentit të vendit.

Eric Aniva, punëtor seksi i njohur në Malawi si hienë, ishte subjekt i një emisioni të BBC, shkruan Express.

Ai tha për BBC se nuk u kishte treguar viktimave të cilat e kishin punësuar atë për seks se është HIV pozitiv.

Ndërkohë, presidenti i Malawisë, Peter Mutharika, ka thënë se policia duhet ta hetojë dhe të ngre padi ndaj tij për rastet e fëlliqësisë të cilat ai vetë i ka pranuar.