Site icon Telegrafi

Arrestohet njëri nga katër të dyshuarit që goditi rëndë Ziadin Selën

Pak çaste më parë, pjesëtarë të policisë kanë arrestuar një person nga Kumanova, për të cilin policia dyshon se është njëri nga katër personat që kanë rrahur dhe tërhequr zvarrë kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Lexo po ashtu Kështu u tërhoq zvarrë Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë (Video, 18+)

Gazeta KOHA nga burime zyrtare policore merr vesh se, i arrestuari po mbahet në stacionin e policisë në Kumanovë, ndërsa pritet të verifikohet nëse i njëjti është pjesë e grupit që tërheqin zvarrë Selën e që identifikimi i kompletuar pritet të bëhet nga video-filmimet që tashmë janë publikuar në opinion.

Lexo po ashtu Momenti kur sulmohet brutalisht Ziadin Sela (Video)

KOHA merr vesh se personi i arrestuar është nga Kumanova, ndërsa burime policore sigurojnë se po punohet intensivisht në identifikimin edhe të personave tjerë.

Exit mobile version