Telegrafi

Arrestohet një person nga Shtipi, ka kryer vepër penale në Gostivar

MPB Maqedoni informon se më 30 maj 2023, rreth orës 17:30 në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 18-vjeçarin N.A. nga Shtipi, me vendbanim në Radovish.

Ai dyshohet se rreth orës 13:45 në një park në rrugën “Zivko Brajkovski” në Gostivar i ka marrë një portofol një të miture nga Gostivari.

Pas dokumentimit të plotë të rastit të N.A. do të përgatitet parashtresë ndaj tij.