Telegrafi

Arrestohet një vjedhës në Veles, ka plaçkitur disa shitore

Policët nga SPB Veles dje kanë arrestuar S.T.(27) nga Velesi, i cili dyshohet se gjatë ditës ka plaçkitur tri objekte shitëse dhe ka marrë disa mjete.

MPB-ja sot ka bërë të ditur se disa nga sendet e sekuestruara janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor në Veles.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./Telegrafi/