Telegrafi

Arrestohet një sirian për vjedhje në Prizren

Foto: Arkiv

Policia bën të ditur se një qytetare ka denoncuar vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qëndronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan, në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në Prizren.

“Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin e rastit. Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985”, thuhet në njoftim.

Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.