Telegrafi

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Tearcë të Tetovës

Shtetasja e Shqipërisë L.M (28) mbrëmë pas mesnate është arrestuar dhe është dorëzuar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtejshme, gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në fshatin Tearcë.

Siç njofton MPB, gjatë kontrolleve në objektin e Xh.M nga fshati Sllatinë, përkrah shtetases së Shqipërisë janë gjetur edhe katër shtetase të Maqedonisë, të cilat kanë qenë të punësuara si këngëtare.

Nga MPB thonë se marrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/