Telegrafi

Arrestohet një shtetas turk në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Më datë 26.02.2023, në ora 10.20 në kufirin në Deve Bair, Policia Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një shtetas të Turqisë.

Ai ishte përpjekur të hyjë në shtet me karton të gjelbër fals.

“Policët kanë arrestuar A.S.(50) nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit ka treguar karton të gjelbër fals për veturën “Reno” me rimorkio, me targa të Turqisë, ku shofer ishte ai. Ai është mbajtur në stacionin policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.