Telegrafi

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Tetovë

Pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dje në udhëkryqin e rrugëve “Ilinden” dhe “JNA”, në Tetovë kanë arrestuar shtetasin e shqipërisë me iniciale F.L nga Peshkopija, i cili pa lajmëruar ka qëndruar në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për një kohë të shkurtër ai është mbajtur në stacionin policorë në Tetovë dhe më pas është dorëzuar në njësinë për kriminalitet ndërkufitar, migracion, të huaj dhe riatdhesim, nga ku më pas është deportuar në shtetin e tij amë, përmes vendkalimit kufitarë të Qafë Thanës./Telegrafi/