Një shtetas shqiptar me pasaportë të falsifikuar është privuar nga liria në Tabanoc gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia.
Siç njoftojnë nga MPN, më 09.02.2019 në orën 9:15 në vendkalimin kufitar Tabanoc, për dalje nga Maqedonia, pas kryerjes së kontrollimit të pasaportave të Z.K (25) nga Shqipëria, është konstatuar se pasaporta është e falsifikuar.
Personi është privuar nga liria dhe u është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme./Telegrafi/