Telegrafi

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Bllacë, kërkohej nga Interpoli

Një shtetas shqiptar, i kërkuar nga Interpol, u arrestua dje në vendkalimin kufitar “Bllacë”. Pasi u arrestua, personi iu dorëzua policisë në stacionin policor në Çair.

“Më 04.09.2019 në orën 16:30 në vendkalimin kufitar ‘Bllacë’ është arrestuar A.I. (36) nga Republika e Shqipërisë, ku gjatë kryerjes së kontrollit është konstatuar se gjendet në listën e masës ‘arrestim’ me kërkesë të Interpolit. A.I iu është dorëzuar policisë në stacionin policor Çair për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB./Telegrafi/