Site icon Telegrafi

Arrestohet një shtetas serb në Maqedoni, transportonte emigrantë të paligjshëm

Sot (15.05.2023) rreth orës 12:15 në afërsi të Negotinës, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Mbikëqyrjes Kufitare, kanë arrest personin M.N.(30) nga Republika e Serbisë.

Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve “Ford Mondeo” me targa serbe, të cilën drejtonte vetë personi në fjalë, janë gjetur gjashtë emigrantë të paligjshëm nga Siria.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët e paligjshëm janë vendosur në një qendër emigrantësh.

Pas dokumentacionit të plotë të rastit, ndaj personit M.N. do të merret masa përkatëse.

Exit mobile version