Telegrafi

Arrestohet një shtetas i Polonisë, ka poseduar fotografi të Krivollakut

Policia arrestoi një shtetas të Polonisë për shkak se tek ai janë gjetur fotografi të poligonit ushtarak Krivollak në Negotinë.

MPB njoftoi se dje në orën 10:00 në dalje në Krivollak në Negotinë është ndaluar një shtetas i Polonisë me inicialet H.L.R (54), njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas kontrollit janë gjetur fotografi të objektit ushtarak. Në orën 12:30 me urdhër të prokurorit Publik nga zrtarët policorë të Stecionit Policorë të Negotinës, personi është arrestuar dhe është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/