Policia arrestoi një shtetas të Polonisë për shkak se tek ai janë gjetur fotografi të poligonit ushtarak Krivollak në Negotinë.
MPB njoftoi se dje në orën 10:00 në dalje në Krivollak në Negotinë është ndaluar një shtetas i Polonisë me inicialet H.L.R (54), njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pas kontrollit janë gjetur fotografi të objektit ushtarak. Në orën 12:30 me urdhër të prokurorit Publik nga zrtarët policorë të Stecionit Policorë të Negotinës, personi është arrestuar dhe është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/