Telegrafi

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Beograd

Foto: Arkiv

Policia serbe në Beograd ka arrestuar një 54-vjeçar shtetas të Maqedonisë, në makinën e të cilit janë gjetur mbi 4 kilogram heroinë.

Ai është arrestuar së bashku me një shtetas të Ukrainës, me të cilin kanë qenë bashkë në një makinë “Audi A6” me targa të Rumanisë.

Siç bën të ditur MPB e Serbisë, droga është gjetur në pjesën e brendshme të rrotave të makinës.

Të dyshuarve u është caktuar paraburgim prej 48 orë, pas çka me kallëzim penale do të nxirren para Prokurorisë Publike në Beograd./Alsat/