Telegrafi

Arrestohet një shtetas i Kosovës me dokumente të falsifikuara

Në kalimin kufitar “Shën Naumi” në dalje të Maqedonisë, mbrëmë është arrestuar U.M (41) nga Prishtina, i cili ka pasur dokumente të falsifikuara.

Ai me një autobus “Mecedes” me targa të Kosovës është paraqitur si P.C.I (42) nga Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB informojnë se nga ana e zyrtarëve policorë pas kontrollit të pasaportës është vërtetuar se U.M ka dokumente të falsifikuara, ndërsa ai është dorëzuar në polici për procedura të mëtejme./Telegrafi/