Site icon Telegrafi

Arrestohet një shtetas kosovar në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

FotoL Ar

Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se dje në vendkalimin kufitar “Bllacë” është arrestuar një shtetas nga Kosova, i cili gjatë kontrolleve të pasaportave është konstatuar se kërkohej nga Interpoli.

“Më 26.08.2019 në orën 07:35 në vendkalimin kufitar ‘Bllacë’ është arrestuar H.A. (44) nga Kosova sepse gjatë kryerjes së kontrolleve është konstatuar se gjendet në listën e masës ‘Arrestim’ pas kërkesës nga Interpoli”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version