Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje në hyrje në vend është arrestuar një shtetas i Belgjikës, i cili kërkohej me fletëarrest nga Interpoli.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se në vendkalimin kufitar Tabanoc në Republikën e Maqedonisë së Veriut në orën 14:40 të mëngjesit u paraqit A. S. (43) nga Shkupi, shtetas i Belgjikës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë kontrollit të pasaportave, është vërtetuar se kërkohet me një fletëarrest nga Interpol. Personi u arrestua dhe iu dorëzua SPB të Kumanovës për procedime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/