Telegrafi

Arrestohet një serb i uniformuar në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar një qytetar serb, i cili po mbante të veshur uniformë kamuflazhi.

Lajmin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, i cili tha se për perosnin në fjalë ishin njoftuar nga qytetarët e Prizrenit, të cilët e kishin parë atë duke qarkulluar rreth qytetit.

‘’Qytetarët kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme është parë një person me veturë me targa serbe i cili ishte në lëvizje përgjat qytetit. Me të kuptuar për rastin policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në personin i cili mbante të veshur uniform kamoflazhi dhe të njëjtin e ka arrestuar’’, është shprehur Haziri.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit, personi në fjalë i cili është nga rajoni i Prizrenit, është dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.