Telegrafi

Arrestohet një serb për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Mitrovicës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka keqpërdorur fëmijët në pornografi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur banesa e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, 171 fishekë të cal. 7.62 mm, 52 fishekë të cal. 9×19, një fishekë i cal, 7.61 mm, dy telefona mobilë (dhe një mjet shpërthyes e cila është tërhequr nga njësiti për deminim i KFOR-it.)”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/