Policia e Depir Kapisë ka arritur që të ndalojë dy automjete në rrugën Udovë – Negotinë, të cilët kanë qenë duke transportuar ilegalisht 47 migrantë nga Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Fillimisht vetura ‘Golf’ dhe kamioni ‘Iveco’ nuk e kanë respektuar urdhërin policor për ndalim. Megjithatë policia ka arritur që t’i ndalojë dhe të arrestojë personin N. S (38), shtetas i Serbisë.
Serbit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë nën akuzën e ”tregtisë me migrantë”./Telegrafi/