Telegrafi

Arrestohet një qytetar në Tetovë, gjendet drogë në shtëpinë e tij

Policia e Maqedonisë përmes një komunikate njofton se gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 16:00 deri 18:00, mbi bazë të urdhërit gjyqësor zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e personit B.M (22) nga Tetova.

Nga policia thonë se gjatë kontrollit në dy vende të ndryshme dhe paketime të ndryshme, është gjetur drogë me sasi prej një kilogram e llojit marihuanë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mjetet e gjetura dhe droga janë konfiskuar dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa B.M është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor”, thonë nga policia.

Ata në fund shtojnë se pas dokumentimit të rastit, kundër B.M do të pasojë padi adekuate./Telegrafi/