Telegrafi

Arrestohet një protestues që ka qenë i armatosur

Mediat në Tiranë raportojnë se është arrestuar 33-vjeçari Gjin Ndreu nga Shkodra, i cili ka qenë i armatosur gjatë protestës në momentin që përpiqej të hynte me forcë në kryeministri.

Ndërkohë, policia nuk ka dhënë asnjë sqarim për moszbatimin e urdhër-ndalimeve të nxjerra nga prokuroria për gjashtë drejtuesit e gardistëve. /Telegrafi/