Dje (18.09.2021) rreth orës 21:35 minuta pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria S.E(49) nga Çalje e Gostivarit pronar i një objekti hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski”, për shkak se mysafirët nuk kanë poseduar certifikatë vaksinimi.
Objekti mbyllet përkohësisht nga Inspektorati i Tregut, ndërkaq kundër S.E do të përgatitet parashtresë për “mos veprim në përputhje me rregullat shëndetësore” sipas nenit 206 të Kodit Penal.