Policia Kufitare në Prizren ka arrestuar një person si të dyshuar për kontrabandim me migrantë.
I arrestuari me veturën e tij ishte duke transportuar tre viktima meshkuj nga dy shtete tjera me qëllim kontrabandimi.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktimat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.