Një person që mbante në çantë të shpinës, u arrestua nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret në hyrjen jugore të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Donald Trump ka qenë aty në kohën e incidentit.
Sigurimi nga ngritur nivelin në “portokalli”, një nga nivelet më të larta të Shërbimit Sekret, transmeton Telegrafi.
Trump është njoftuar për situatën, ndërsa është këshilluar që të kalojë natën në Washington. Por, demantohen pohimet se ai ka qenë në rrezik jete.
Personi i arrestuar kishte kaluar rrethojat e Shtëpisë së Bardhë. Çanta e tij është kontrolluar, por detaje tjera deri tash nuk bëhen të ditura. /Telegrafi/