Telegrafi

Arrestohet një person që thyente një lokal në Prishtinë

Një person është arrestuar meqë është zënë duke thyer derën e një lokali, një sallon ondulimi, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë para mesnatës. Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet i metaltë (kaçavidë), të cilin Policia e ka konfiskuar si provë materiale.

Sipas njoftimit të PK-së, me urdhër të prokurorit rasti është dërguar në mbajtje.