Telegrafi

Arrestohet një person që kishte kërcënuar familjen e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq

M.R. i lindur në vitin 1988, është arrestuar nën dyshimin se në rrjetin social Facebook kishte kërcënuar familjen e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër të prokurorisë në Beograd, policia ka gjetur në apartamentin e të dyshuarit një telefon mobil, përmes të cilit M. R. kishte kërcënuar në Facebook familjen e Vuçiqit me profilin e rrejshëm “Fëmija e Partiazanit”, transmeton Telegrafi.

I dyshuari është arrestuar në koordinim me Zyrën e Krimit Kibernetik. /Telerafi/