Telegrafi

Arrestohet një person për vrasjen e XXXTentacion

Një 22-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasje në County Broward të Floridas.

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e reperit XXXTentacion, njofton CNN.

Autoritetet arrestuan Dedrick Williams të enjten mbrëma dhe e akuzuan për vrasje të shkallës së parë.

Ndonëse të dhënat e para e përshkruajnë akuzën si “vrasje të rrezikshme (pa) paramendim”, sipas urdhër-arrestit Williams akuzohet se e kishte”bërë vrasjen me paramendim”.

Ai u akuzua gjithashtu për një shkelje të provës dhe për drejtimin e një automjeti pa patentë shofer.

Në kohën e arrestimit të tij, Williams deri në vitin 2021 nuk është dashur të bëjë ndonjë veprim të paligjshëm pasi që ishte lënë i lirë pas arrestimit për vjedhje të disa automjeteve, sipas Departamentit të Korrigjimeve në Florida.

Lexo po ashtu Publikohet videoja e momentit kur u gjet i vdekur reperi XXXTentacion

Williams u paraqit në gjyq të enjten pasdite, ku një gjyqtar i caktoi paraburgim. Ai është planifikuar të kthehet në gjykatë të hënën për shkeljen e provës. /Telegrafi/