Telegrafi

Arrestohet një person për ‘tentim  grabitje’ në Mitrovicë

Njësitet policore në Mitrovicë kanë arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerje të veprës penale ‘tentim grabitje’.

Rasti i tentim grabitjes është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 14:00, të datës 18 shtator 2018, në një nga filialet për transferim parash në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Reagimi i shpejtë i njësiteve policore ka rezultuar që vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes të ndalojë dhe të arrestojë të dyshuarin B.R., 18 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe është konfiskuar edhe një armë e llojit pistoletë.

Të dyshuarit e arrestuar pas procedurave intervistuese i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘tentim grabitje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. /Telegrafi/