Telegrafi

Arrestohet një person për drogë në Gostivar

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë itës së djeshme rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 24-vjeçarin G.A. nga Republika e Shqipërisë.

“Marihuana është gjetur dhe sekuestruar me urdhër të gjykatës gjatë kontrollit të banesës ku ai ka qëndruar përkohësisht në Gostivar”, thuhet në raportin e policisë.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse./Telegrafi/