Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme është arrestuar 58 vjeçari nga Velesi për shkak të dyshimeve se ka përdhunuar një të mitur 15 vjeçare.
“Më 23.05.2021 në ora 22:15 në Veles, nga zyrtarët policor të SPB Veles është privuar nga liria R.J (58), pas denoncimit të 15 vjeçares nga Velesi se në ora 17:30 ka përdhunuar atë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet parashtresë adekuate./Telegrafi/