Në orët e hershme të mëngjesit, policia nga Departamenti për krim të organizuar kanë arrestuar 31 vjeçarin H.A. nga Tetova.
“Reparti për krim të organizuar kanë arrestuar 31 vjeçarin H.A. nga fshati Bogovinë, Tetovë, pronari i objektit hotelerik në fshatin Zherovjan, Tetovë, ku më herët është kryer bastisje”, njoftojnë nga policia.
Raportohet se pastaj në zyrën e tij është gjetur një pistoletë pa numër serik, 27 plumba 9 mm, dhe dy pistoleta me gaz.