Telegrafi

Arrestohet një person nga Shkupi, tentoi të transportojë 13 emigrantë nga Pakistani

Shkupjani 36-vjeçar, i cili është kërkuar për shkak të dënimit me burg, mbrëmë është arrestuar nga policia në autostradën në Smokvicë, duke tentuar që me makinën e tij të transportojë 13 emigrantë nga Pakistani.

Nga MPB informojnë se në autostradën tek fshati Smokvicë në orën 04:00, zyrtarët policorë kanë urdhëruar që të ndalohet makina “Voklswagen” me targa të Zvicrës, por e njëjta ka refuzuar dhe ka vazhduar me lëvizje nga autostrada e Gjevgjelisë për në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas grykës në fshatin Miravci është ndaluar makina, ndërsa shoferi ka ikur. Në makinë janë gjetur 13 persona, emigrantë nga Pakistani. Pas kontrollimit të terrenit është gjetur edhe shoferi dhe është konfirmuar se bëhet fjalë personin F.I (36) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shoferi së bashku me emigrantët është dërguar në stacionin policorë për kalimet kufitare në Bogorodicë, ndërsa pasi F.I është kërkuar më herët pasi ka qenë i dënuar me burg, do të dërgohet në burgun e Idrizovës./Telegrafi/