Telegrafi

Arrestohet një person nga Shkupi, i dënuar me 13 vite burg për vrasje

Policia mbrëmë në ora 21:50 në rrugën “Ohridska” në Shkup privoi nga liria shkupjanin S.B (55).

Siç informojnë nga MPB-ja, ai është dënuar me 13 vjet burgim për veprën penale “vrasje” nga neni 123 i Kodit Penal dhe me urdhër të burgut të Kumanovës do të dërgohet për vuajtje dënimi prej 30 muajsh.

Personi do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin.